Lajme

Nisin aktivitetet e 300 ushtarëve britanikë, të cilët arritën mbrëmë në Kosovë

09/19/2024 19:25
nga:G C

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se rreth 300 ushtarë britanikë i janë bashkuar përkohësisht misionit në Kosovë.

Sipas njoftimit të NATO-s, në platformën X, ushtarët gjatë ditës së sotme kanë kryer aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet.

“Sot, personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet,” thuhet në njoftim.