Lajme

Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive

07/05/2025 20:27
nga:Sh R

Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në seancë janë shumica e deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare.

Se çfarë do të na sjellë kjo seancë, mbetet të shohim meqë ka paralajmërime nga deputetë që mund të votojnë pro Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Një nga ta është Bekë Berisha i AAK-së, i cili tha se do të votojë për secilin kandidat që e propozon LVV-ja.