Lajme

Nis tubimi përkujtimor në nderim të 26 vjetorit të masakrës së Rezallës

7 ditë më parë
nga:Sh R

Ka nisur tubimi përkujtimor në nderim të 26 vjetorit të Masakrës së Rezallës.

Ky tubim është organizuar nga Komuna e Skenderajt nën patronatin e kryetarit Fadil Nura.

Ndërkaq, në kuadër të këtij tubimi përkujtimor do të bëhen homazhe dhe nderime në Kompleksin e Dëshmorëve dhe Martirëve.

Të pranishëm në këtë tubim janë edhe Sami Lushtaku, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Ganimete Musliu.