Lajme

Nis takimi në Presidencë mes Osmanit dhe delegacionit nga Shtëpia e Bardhë

03/18/2022 15:20
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Delegacioni amerikan përbëhet nga Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Bashkë me Elizabeth Sherwood-Randall, pjesë e delegacionit amerikan janë edhe Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE)

Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie.