Ka nisur të mbahet takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për Anëtarësimin e Kosovës.
Lidhur me këtë, deputeti i VV-së, Agon Batusha, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se pret lajme të mira.
“Presim lajme të mira. Kosova është demokraci vibrante dhe model për respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë Batusha.
Nëse sot më 27 mars nëse ka rezultate pozitive, atëherë Raporti për Kosovën pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.
Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave./Gazeta Blic/