Lajme

Nis takimi i Ramës në Athinë, ambasadorja Hajdaraga: Ditë historike për shqiptarët

05/12/2024 12:45
nga:G B

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë. E para që mbajti fjalën e saj në këtë takim ishte Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga, e cila e quajti ditë historike vizitën e kryeministrit.

“Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe ditë historike.

Le ta shfrytëzojmë ditën e sotme si një tjetër mundësi për rienergjezimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieve unike mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Një marrëdhënie që ushqehet nga qëllimi i pastër për të lartësuar Shqipërinë deri në fund duke besuar se ëndrrat marrin jetë kur jemi të gjithë së bashku”, tha Hajdaraga.