Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tregoi se do të bisedojnë në lidhje me Ligjin për pagën minimale, në të cilën nuk janë përfshirë veteranët.
Gjatë javës së kaluar u votua ky projektligj në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash. Në lidhje me këtë kishte dhe një protestë të thirrur nga veteranët dhe disa parti politike gjatë së shtunës së kaluar.
PDK në pushim veror, ka një “kërcënim” ndaj Kurtit: Shihemi në shtator


