Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është pritur në takim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Nga ky takim, i cili ka nisur në orën 18:00, mediave u është lejuar vetëm të marrin pajmet e para.
Ndërsa, siç ka raportuar ekipi i RTV Dukagjinit, në fillim të takimit përmendet edhe emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por pastaj u rezervuan në biseda.
Kujtojmë se vizita e Ramës në Kosovë ishte e shoqëruar me shumë diskutime dhe polemika, pasi kryeministri Albin Kurti nuk kishte pranuar të takohej me homologun e tij nga Shqipëria.


