Lajme

Nis takimi i Escobar me presidenten Osmani

03/17/2023 09:21
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur të premten të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas këtij takimi, Osmani e Escobar do të mbajnë një konferencë për media.

Ndërsa në orën 10:20, zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, do të pritet në zyrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Qëndrimin e tij në Prishtinë, Escobar do ta finalizojë me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, do ta presë emisarin amerikan në zyrë të tij në ora 11:00.

/Gazeta Blic/