Lajme

Nis stuhia, shtrëngatë e fuqishme në Podujevë

06/21/2022 20:28
nga:Astrit Gashi

Reshjet e mëdha të shiut kanë nisur pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës.

Disa zona gjithashtu veçse janë prekur nga stuhia e shiut.

Në një video të publikuar nga “Meteo Ballkan”, shihet një shtrëngatë e fuqishme në Podujevë.

Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Katunishtë të Komunës së Podujevës.