Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Conference League.
Skuadra e Ilir Dajës do të ballafaqohet me skuadrën nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të enjte (4 gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.
Çmimi i biletave do jetë si vijon: VIP – 10 Euro, Perendim – 5 Euro, Lindje – 3 Euro.


