Lajme

Nis seanca shqyrtuese në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq

07/06/2021 10:20
nga:N M

Ka nisur seanca shqyrtuese për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Në seancë janë të pranishëm te gjithë të akuzuarit: Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Rade Basara bashkë me mbrojtësit e tyre, mirëpo në seancë nuk po merr pjesë asnjë përfaqësues i të ndjerit Ivanoviq.

Me kërkesë të të gjithë avokatëve mbrojtës që aktakuza të mos lexohet duke qenë se ajo është lexuar disa herë, dhe se të akuzuarit kanë pasur mundësi ta lexojnë atë në gjuhën e tyre.

Gjashtë të akuzuarve u është dhënë mundësia të deklarohen të fajshëm apo jo lidhur me aktakuzën që rëndon mbi ta, e që përfshinë secilin në vrasjen e 16 janarit të 2018 para zyreve të SDP-së në Mitrovicën e Veriut.

Të gjashtit janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues, ndërkohë që Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq e kanë pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Të shtëna në dy ahengje familjare, Policia sekuestron dy armë zjarri dhe karikatorë me disa fishekë