Lajme

Nis seanca plenare e Kuvendit, pritet të votohet për vendosjen e çmimeve tavan të produkteve esenciale

10/24/2022 10:22
nga:Genita C

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancë plenare, me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.

Gjatë shqyrtimit deputetët opozitarë javën e kaluar, kanë shprehur kritika ndaj projektligjit, teksa e kanë kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë të Kosovës. Përkitazi me këtë, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin.