Kuvendi i Kosovës, ka nisur seancën e sotme me 1 minutë heshtje për të përkujtuar të vrarët në masakrat e Marsit në Kosovë, nga forca gjenocidale serbe 25 vjet më parë.
Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime edhe për vdekjen e djeshme të senatorit amerikan, Joe Lieberman, në moshën 82-vjeçare, duke thënë se ishte mik i madh i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar për kontratat njëburimore.