Lajme

Nis seanca e Kuvendit, shefat e Gp konsultohen me Konjufcën, shkak paga minimale për veteranët

06/06/2022 12:18
nga:Q R

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila kishte për të filluar nga ora 11:00, është shtyer pasiqë nga e njëjta orë  jashtë objektit të këtij institucioni kanë  protestuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Para fillimit të punimeve, shefat e grupëve parlamentare janë parë teksa konsultohen me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, rreth pagës minimale për veteranët.

Protesta e veteranëve erdhi përshkak të pakënaqësisë për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.