“Kur ëndrra e një arkitekti bëhet realitet, jemi të lumtur të gjithë”
Kështu e nis shkrimin në Facebook kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas nisjes së punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë.
Abdixhiku tutje potencon se projekti si zotim i Përparim Ramës dhe i tyre elektoral është ideuar projektuar e financuar tërësisht nga Komuna e Prishtinës.
“Me Përparimin, Kryetarin e Prishtinës, përuruam nisjen e punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë, një projekt jo vetëm funksional por dhe estetik; një shesh i gjelbër për këtë anë. Kjo zgjidhje, e cila afron një lagje me 30 mijë banorë me vet qendrën e qytetit, është zgjidhje kapitale, është zgjidhje monumentale! Urova po ashtu drejtorin Krenar Xhaferi, puna e së cilit në Prishtinë është shembull i mirë!Projekti, zotim i Përparimit dhe i yni elektoral, është ideuar, projektuar e financuar tërësisht nga Komuna e Prishtinës; dhe pavarësisht pengesave të pakuptueshme të qeverisjes qendrore, ai po merr jetë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”
Shkrimi i plotë:
Kur ëndrra e një arkitekti bëhet realitet, jemi të lumtur të gjithë. I tillë është projekti i lidhjes së Lagjes Arbëri me Pallat të Rinisë e me Qendër të qytetit që nisi sot – dhe si i tillë do të mbesë shenjë ikonike në Kryeqytet.
Me Përparimin, Kryetarin e Prishtinës, përuruam nisjen e punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë, një projekt jo vetëm funksional por dhe estetik; një shesh i gjelbër për këtë anë. Kjo zgjidhje, e cila afron një lagje me 30 mijë banorë me vet qendrën e qytetit, është zgjidhje kapitale, është zgjidhje monumentale!
Urova po ashtu drejtorin Krenar Xhaferi, puna e së cilit në Prishtinë është shembull i mirë!
Projekti, zotim i Përparimit dhe i yni elektoral, është ideuar, projektuar e financuar tërësisht nga Komuna e Prishtinës; dhe pavarësisht pengesave të pakuptueshme të qeverisjes qendrore, ai po merr jetë!
U zotova, që nga 9 shkurti, në qeverisjen time, të gjitha pengesat e nivelit qendror mbi Kryeqytet do të marrin fund. Përtej kësaj, u thash të bëhen gati për:
Unazën e Kryeqytetit
Stadiumin Kombëtar
Spitalin e Ri të Kosovës
Projekte të mëdha kapitale, që lënë shenja përtej gjeneratave! Ne jemi edhe të vendosur edhe të qartë edhe me plot vullnet për punët që do t’i bëjmë në vend!
Ndryshimi po vjen!