Lajme

Nis protesta në Pejë, po marrin pjesë edhe familjarët e Arlinda Zekajt

10/30/2026 12:25
nga:L J

Ka nisur protesta në Pejë për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta në vend.

Në protestë kanë arritur edhe familjarët e Arlindës, ndërsa qytetarët dhe aktivistët janë mbledhur për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.

Protesta është organizuar nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Përmes kësaj proteste, kërkohet që institucionet përgjegjëse të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si dhe të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.