Lajme

Nis protesta e bizneseve, kamionë e qytetarë bllokojnë hyrjet kryesore të Prishtinës

05/29/2025 10:10
nga:G B

Ka nisur bllokada e hyrjeve të Prishtinës nga komuniteti i biznesit për shkak të vendimit të ZRRE-së për rrymën.

Rafuna i bashkohet protestës së bizneseve: Është faza e tranzicionit

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh.

Rafuna tha se tani është faza e tranzicionit.

“Është faza e tranzicionit ku 60 ditë e ka për obligim KEK-u, dhe KEK-u prapë me çmim të tregut, dhe jo me çmim të rregullum”, tha ai para mediave.

Bllokohet rruga edhe te kazerma “Adem Jashari”

Te Kazerma “Adem Jashari” është mbledhur numër i madh i qytetarëve që kanë dalë për të protestuar kundër ZRrE-së, si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë.

Kamionët kanë nisur të bllokojnë rrugën, derisa është paralajmëruar që rrugët kryesore të Prishtinës do të mbyllen nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Nis bllokimi i rrugës edhe në Vranjevc të Prishtinës

Ka nisur bllokimi i rrugës edhe në Vranjevc të Prishtinës.

Kjo vjen pas paralajmërimit të bizneseve të Kosovës për protestën që do të mbahet sot nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe numër i madh i policëve.

Nis bllokimi i rrugës edhe në Vranjevc të Prishtinës

Ka nisur bllokimi i rrugës edhe në Vranjevc të Prishtinës.

Kjo vjen pas paralajmërimit të bizneseve të Kosovës për protestën që do të mbahet sot nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe numër i madh i policëve.

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga bizneset.

Kamionë të shumtë kanë bllokuar hyrjen në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, bllokimi do të ndodhë në këto tri pika kryesore hyrëse të kryeqytetit:

Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani – përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe zonën poshtë Veternikut, duke ndikuar qasjen nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.

Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica – konkretisht te rrethi i Madh në Lakrishte, afër objektit “Dukagjini Tower”.

Hyrja nga Podujeva (lagjja Vranjevc) – përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin pranë bankës Raiffeisen, ku do të bllokohet qasja në drejtim të Podujevës dhe nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviqit.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë alternative dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre jashtë orarit të protestës, për të shmangur pritjet dhe bllokimet.

Protesta do të zhvillohet me pjesëmarrjen e automjeteve të bizneseve, të cilat do të pozicionohen në rrugë, duke pamundësuar përkohësisht qarkullimin në këto akse rrugore.