Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nisur të mblidhen për Samitin e Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës.
Në këtë samit, fokus të veçantë do të ketë Plani i Rritjes për rajonin, i cili po udhëhiqet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv.
Në Samitin e Brdo-Brijunit do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc-Musar, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ai malazez, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.


