Lajme

Nis numërimi i votave me kusht

03/04/2025 11:27
nga:Sh R

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i disa kutive të votave me kusht.

Ndërsa, që numërimi i votave me postë është në përfundim.

Sipas KQZ-së numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.