Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për të vendosur datën e mbajtjes së seancës për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.
Gjithashtu në këtë mbledhje do të vendoset edhe për debatin parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
2. Pyetjet parlamentare;
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
4. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19”;
5. Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare;
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020;
7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19;
8. Propozimi i një (1) kandidati.