Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës plenare

10/19/2026 11:17
nga:Genita C

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare, si dhe të miratohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë.

Një nga çështjet kryesore është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ky komision do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

Po ashtu, në rend dite është edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Kryesia pritet të shqyrtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera të paraqitura për këtë mbledhje.