Ka filluar mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Të pranishëm në mbledhje të Kryesisë janë të gjithë nënkryetarët e legjislativit, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së, LDK-së, si dhe komuniteteve jo serbe.
Ndërkaq po punojmë përfaqësuesit nga AAK-ja si dhe Lista Serbe.
Kryesia e Kuvendit pritet të diskutojë për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit si dhe rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Bazuar në këtë numër dhe në formulën për ndarjen e vendeve në zgjedhjet për Kuvend, po qe se AAK-ja e Nisma formojnë grup parlamentar, atëherë Vetëvendosje do të udhëheqë me 6 komisione, PDK-ja me 3, LDK-ja me 2, ndërsa AAK-ja e komunitetet me nga një.


