Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” ka nisur marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Marshi ka nisur nga Pallati i Drejtësisë.
“Sot marshojmë, çdo ditë festojmë” e “Marshojmë s’festojmë” kanë qenë thirrjet e grave në këtë marsh.
Në nisjen e marshit ka folur Elvedina Hajdari, e cila disa herë e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë e shqetësime.
Marshi do të vazhdohet deri te Qeveria e Kosovës.


Sot për Ditën e Grave, mbahet marshi protestues “Marshojmë, s’festojmë” në Prishtinë


