Lajme

Nis ‘lufta’ për zgjedhjet lokale, LDK-ja akuzon Haskukën se i kanë mbetur rreth 20 milionë euro suficit

04/10/2021 15:34
nga:M K

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka dalë me një deklaratë për kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Në reagimin e tyre thuhet se kryetari Haskuka për shkak të paaftësisë dhe mungesës së kreativitetit e papërgjegjësisë për tri vite rresht u kanë mbetur suficit në total, rreth 20 milionë euro.

“Ndërkohë që tash në fund të mandatit, e ka marrë mindilin e po vajton që komuna nuk paska arritur të arkëtoi nga qiratë e objekteve komunale që shfrytëzohen nga subjektet politike, një shumë mjetesh të papërfillshme në krahasim me shumën e suficitit që çdo vit kalendarik i mbetej si tepricë sepse gjatë tërë vitit nuk kanë punuar gjë, në mungesë të ideve kreative për të realizuar projekte të nevojshme që do të përmirësonin jetën e qytetarëve të komunës”, thuhet në reagimin e tyre.

Kryetari Haskuka, ditë më parë, përmes një konference për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ka thënë se partitë politike në Prizren kanë qëndruar në ato objekte për më shumë se 10 vjet dhe kanë paguar çmime jo të arsyeshme në vlerë prej 1 euro në muaj. E në disa raste, sipas tij, edhe këtë shumë nuk e kanë paguar fare.

Pas kësaj deklarate, LDK-ja në Prizren thotë se shuma prej një euro në muaj është simbolikë, e kjo nënkupton që kur ish asambleistët e legjislaturës 2005 kanë votuar për tu mundësuar që, të gjitha partitë politike të shfrytezojnë këto objekte për veprimtari politike, me këtë shumë simbolike u është bërë me dije se; komuna me vullnetin e mirë ua jep në shfrytëzim, por ju nuk jeni pronarë të objejteve!

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e LDK-së në Prizren pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Komunës së Prizrenit, për shkak të paaftësisë dhe mungesës së kreativitetit e papërgjegjësisë së kryetarit Mytaher Haskuka dhe kabinetit të tij, për tri vite rresht, qysh se kanë ardhur në pushtet, u kanë mbetur suficit në total, rreth 20 milion euro.

Ndërkohë që tash në fund të mandatit, e ka marrë mindilin e po vajton që komuna nuk paska arritur të arkëtoi nga qiratë e objekteve komunale që shfrytëzohen nga subjektet politike, një shumë mjetesh të papërfillshme në krahasim me shumën e suficitit që çdo vit kalendarik i mbetej si tepricë sepse gjatë tërë vitit nuk kanë punuar gjë, në mungesë të ideve kreative për të realizuar projekte të nevojshme që do të përmirësonin jetën e qytetarëve të komunës.

Është sa qesharake, aq edhe për keqardhje se si ai e përmend vazhdimisht shumën monetare të qirasë, që vërtetë është asgjë, duke mos e kuptuar se cfarë nënkupton termi -simbolik-, ndoshta edhe për shkak të gjuhës shqipe që nuk e zotëron aq mirë, por edhe si rezultat i mosnjohurisë së tij elementare se si funksionon qeverisja lokale.

I dashur kryetar Haskuka, që ta kuptosh; shuma prej një euro në muaj është simbolikë, e kjo nënkupton që kur ish asambleistët e legjislaturës 2005 kanë votuar për tu mundësuar që, të gjitha partitë politike të shfrytezojnë këto objekte për veprimtari politike, me këtë shumë simbolike u është bërë me dije se; komuna me vullnetin e mirë ua jep në shfrytëzim, por ju nuk jeni pronarë të objejteve!

Shpresojme ta kuptosh më në fund që, ne nuk jemi as uzurpator, as biznese profitabile, por subjekte politike që angazhohemi dhe punojmë për zhvillimin e jetës perfaqesuese qytetare në nivel lokal e qendror.

Mos u bëj qesharak me ju referu këtij fakti shumë prej një euro, sepse këtë edhe fëmijët fillorist e kuptojnë që nuk është vlerë reale e qirasë së cfarëdo objekti në Prizren.

Por, të dashur qytetar të Prizrenit, afërmendsh që logjika e tij dhe e subjektit prej nga vjen, nuk arrijnë me e kuptu që njëherë e njëkohë, Prizreni ka pasur qeveri komunale bashkëpunuese, jo vetem me qytetarët prizrenas, por edhe me të gjithë akterët e rëndësishëm lokal, përfshi këtu edhe subjektet politike.

Kryetari Haskuka, në arsyetimin e tij për ‘fletërrufenë’ kërcënuese që na e ka dërguar, i referohet në vazhdimësi zbatimit të ligjit, pra po na flet për ligjshmërinë njeriu i cili edhe personalisht, e edhe si organizim politik prej nga vjen, janë shkelësit, abuzuesit dhe nëpërkëmbësit më të mëdhenjë të ligjeve, sidomos atyre që rregullojnë rendin dhe sigurinë publike.

Po flet për ligjshmërinë, njeriu që kishte sulmuar me gotë uji kryeministrin e vendit, po thirren në ligjshmëri këta që institucionet e vendit i patën shndërruar në arena sulmi e përdhosje, e pronat private përskaj shesheve i patën thyer, demoluar e shkatërruar pamëshirshëm.

Kur flet për ligjshmërinë, kryetari që gjysmën e kabinetit e ka, o të akuzuar, o nën hetime, të vie ti ngrisësh hipokrizisë lapidar si vlerë e vetme morale e tij dhe subjektit prej nga vjen!

Përfundimi i mandatit pa arritur ta realizoi asnjë projekt, qarjet brenda subjektit të vet dhe paaftësia për të bashkëpunuar me të tjerët, nuk do të mbulohen as kur të na nxjerrni me polici jashtë zyreve tona, sepse qytetaret e Prizrenit janë dëshmitarë se ju nuk arritët ti përmbushni premtimet e dhëna, e vazhduat avazin e qeverisë paraprake me avancim të nepotizmit, me skandale korruptive, me kabinet që kane probleme me ligjin e totalisht të paaftë për të kryer e përmbushur përgjegjësitë që u ngarkon pozita që bartin.

Prizren

10.04.2021

LEXO EDHE:

Infektologu kosovar: I drejtë vendimi i qeverisë për refuzimin e vaksinave kineze, nuk janë të rekomanduara nga OBSH-ja!