Ka nisur këtë të martë Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, RMV dhe BE.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i BE-së bëri me dije hapat në të cilat duhet të kalojë procesi i negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.
“Mirëpresim faktin që Shqipëria është në përputhshmëri me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Anëtarësimi në Be ka të bëjë me zbatimin e Acqui Comunnitaire.
Bashkëpunimi rajonaj dhe politika e fqinjësisë së mirë janë dy nga pikat kyçe të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet të angazhohet në këto dy drejtime”, tha përfaqësuesi i BE-së.


