Sot ka nisur greva e punëtorëve teknik në disa shkolla të kryeqytetit. Kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi për “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka treguar për pakënaqësitë e tyre.
“Kanë hyrë në grevë punëtorët teknik të rreth 14 shkollave, të cilët për shkak të pagesave, mos respektit të punës që e bëjnë janë detyruar në hyjnë në grevë. Kjo grevë ka një dallim për shkak se punëtorët që i kanë marrë këto vendime kanë thënë do të shohim nëse do të merremi vesh për kërkesat tona, nëse kjo nuk funksionon ata kanë thënë që Komuna e Prishtinës mund të gjejë punëtorë të tjerë sepse të gjithë do të lëshojnë vendet e tyre të punës”, ka thënë Azemi.
Sipas Azemit, kërkesat e tyre u janë shtruar institucioneve para një viti por që nuk kanë gjetur realizim.
“Nga komuna në komunë dallon gjendja e punëtorëve teknik por më së keqi janë punëtorët e Prishtinës sepse kjo komunë ka buxhetin më të madh dhe duhet ta ruajë atë. Nuk kemi me pagesë kaq të ulët në komunat e tjera”, ka thënë kryetari i sindikatës.