Dilema për titull kampioni në Superligën e Kosovës në futboll mori fund sot.
Ballkani ka arritur ta fitojë titullin për herën e tretë radhazi.
Lufta ishte e zjarrtë deri në xhiron e parafundit me Llapin, e deri para dy xhirove edhe me Dritën që u dorëzua më herët.
Ndeshja e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në praninë e shumë tifozëve u mbyll me fitore minimale 0:1 për ekipin e Ilir Dajës.
E festa tashmë ka nisur në qytetin e Therandës. Skuadra e Ballkanit ka shkuar në stadiumin e qytetit ku janë pritur nga tifozët “Xhebrailat” për të nisur festën e titullit të kampionit.