Lajme

Nis dëgjimi i dëshmitarit të pestë në gjykimin ndaj Salih Mustafës, për të dytën herë kalohet në seancë private

11/02/2021 11:54
nga:N M

Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të pestë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.

Në fillim të seancës, gjykatësja Mappie Feld-Foglia ka njoftuar se dëshmitari është propozuar të dëgjohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe se do të jetë i njohur me kodin W04603.

Dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë e tij me marrjen në pyetje nga prokurori Filip Deminqes, i cili për të dytën herë ka kërkuar që të kalohet në seancë private.

Gërvalla: Ju garantoj se si MPJD nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël drejt liberalizimit të vizave