Lajme

Nis asfaltimi i rrugës nga komuna e re e Prishtinës deri tek stadiumi

04/16/2022 09:33
nga:Genita C

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Kjo rrugë që lidh komunën e re të Prishtinës e deri tek stadiumi “Fadil Vokrri” është mbyllur nga ora 07:00 deri ora 18:00.

Vozitësit duhet të ndjekin rrugët alternative.