Sporti

Nipi i trajnerit Genc Hoxha, ylli i ri që po rritet në futbollin zviceran

11/30/2023 14:27
nga:Lorik J

Në futbollin zviceran ka shumë talentë kosovarë të futbollit.

Së fundmi në skenën e të rinjëve po shkëlqen edhe 15 vjeçari, Leon Hoxha, i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij në fushat e blerta, shkruan GazetaBlic Sport.

Leon Hoxha, është nipi i trajnerit të mirënjohur kosovar, Genc Hoxha dhe jeton në shtetin e Zvicrës. Ai aktivizohet tek grupmoshat e reja të ekipit të njohur zviceran, FC Luzern.

Në këtë skuadër, ai ka paraqitje të vazhdueshme dhe konsiderohet si talent me të ardhme të ndritur.

Hoxha tashmë është parë nga sytë e trajnerëve në Zvicër dhe ai po grumbullohet me kombëtaren U16 të kombëtares helvetike.

Talenti 15 vjeçar sot luajti 90 minuta në ndeshjen mes Zvicrës U16 dhe Austrisë U16, ku kombëtarja zvicerane fitoi me rezultatin 3-1.

Veçanti e tij është i gjatë dhe mund të luajë edhe në pozicionin e qendër-mbrojtësit, aty ku e aktivizoi sot edhe kombëtarja e Zvicrës…

/GazetaBlic Sport