Lajme

Nipi i dëshmorëve Fazliu: Nuk na kanë thënë se ka dyshime, vetëm na kanë bastisur

09/12/2023 18:40
nga:G B

Sot është bastisur banesa e familjarëve Bahri e Fazli Fazliu nga EULEX-I, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Nipi i familjes, Fahri Fazliu në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk janë njoftuar nga Prokuroria Speciale për bastisjen.

“Sot rreth orës 7 të mengjesit më ka kontaktuar avokati i familjes tonë Artan Qerkini, kam diskutuar me të dhe e kam pyetur, tha është duke u kryer një bastisje nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i, dhe kaq nuk më dha asnjë informacion tjetër”, ka thënë Fazliu.

Fazliu ka thënë se nuk asnjë dyshim që rëndon mbi ta, duke shtuar se Prokuroria Speciale dhe EULEX-I nuk kanë bërë të ditur se kanë ndonjë dyshim por vetëm se po kryejnë një bastisje.

“E kanë konfiskuar telefonin e babait Fadilit, telefonin e vëllaut Gzimit dhe e kanë konfiskuar një llaptop të punës të babait”, ka shtuar Fazliu.