Sporti

Ilir Latifi – Alexandr Romanov do të ndeshen në muajin shkurt, këto janë statistikat e tyre në UFC

01/07/2022 17:12
nga:Mergim Rreci

Ilir Latifi  do të kthehet në oktagon në muajin shkurt.

Luftëtari shqiptar do të përballet me Alexandr Romanov me 19 shkurt, shkruan GazetaBlic Sport.

Latifi zhvilloi një meç qershorin e kaluar në UFC, atje ku triumfoi ndaj Tanner Boser.

Nuk pritet të jetë aspak një luftë e lehtë për Latifin, duke pasur parasysh bilancin 100% që ka Alexandr Romanov, në UFC.

Ai ka luftuar 15 herë dhe ka triumfuar në të gjitha prej tyre, kurse Latifi ka 23 lufta, 15 preh tyre i ka fituar dhe 8 i ka humbur.

/GazetaBlic Sport/