Është veç 8 vjeçar, por aftësitë e tij me topin janë të mrekullueshme. Nil Dedinca, është një nga talentët e futbollit që premton shumë për të ardhmen.
Ai luan në shkollën e futbollit “Zidane”, teksa përveç stërvitjeve grupore, ai stërvitet edhe individualisht me trajnerin e njohur kosovar, Muhamet Dragusha.
Ky super talent kosovar ra edhe në sytë e Edon Zhegrovës, i cili komunikon shpesh-herë me të dhe e motivon që të punojë sa më shumë.
E pikërisht, Nil Dedinca po thotë se dëshira e tij e madhe është të bëhet si Zhegrova.
Trajneri kosovar, Muhamet Dragusha i cili po e stërvit 8 vjeçarin, pret shumë në të ardhmen nga Nil Dedinca, teksa tregon se si e fituan edhe një turne në Durrës me ekipin U9 para pak ditësh.


