Edhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish Presidentit Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai do të kujtohet e respektohet nga qytetarët për përkushtimin dhe shërbimin ndaj vendit.
Postimi i saj i plotë:
Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët.
Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
U prehsh ne paqe President Nishani!


