Një nga sulmuesit që erdhi me bujë tek KF Dukagjini, Stefan Nikolic do të largohet nga Klina.
Nikolic u afrua me bujë nga klubi i Klinës në muajin janar – por do largohet pas vetëm pak muajsh aventurë tek Dukagjini.
Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se lojtari nuk do të luajë më në ekipin e Armend Dallkut dhe se do të largohet në këtë merkato.
Klubi i detyrohet dy paga Nikolicit – i cili tashmë ka vendosur që të mos jetë pjesë e “Hithave”.
Kujtojmë se Dukagjini e mbylli sezonin në vendin e shtatë me 50 pikë në renditjen tabelare në edicionin 2021/22 në Superligën e Kosovës.
/GazetaBlic Sport


