Lajme

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

09/11/2025 12:23
nga:N K

Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”.

Kështu njoftoi Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi kryeministri.

Ndërkohë, Taulant Balla u zgjodh si kreu i grupit parlamentar të PS-së.