Lajme

Nikki Haley synon Shtëpinë e Bardhë, pritet zyrtarizimi në garën e republikanëve

02/03/2023 08:04
nga:Y I

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, pritet të njoftojë më 15 shkurt kandidimin për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara.

Prezantimi parashikohet të bëhet në qytetin e Çarlestonit dhe lajmi është konfirmuar nga mediat locale.

Nikki Haley, 51 vjeç, shërbeu në një pjesë të mandatit të ish-presidentit Donald Trump si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku mori vlerësime maksimale nga Trump për mënyën se si përfaqësoi interesat e Shteteve të Bashkuara.

Pas largimit nga detyra, ajo u përfol si një candidate mundshme e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Haley refuzoi të sfidonte në atë kohë Donald Trump, por duket se situate tashmë ka ndryshuar, ccka pranohet edhe nga vetë ish-guvernatorja.

Gjatë kohës që shërbente në Nju Jork, Nikki Haley zuri hapësirë kryesore në mediat shqiptare, pasi në një takim me biznesmenë shqiptarë deklaroi se bashkëshorti i saj ishte me origjinë nga Shqipëria.

Ajo u angazhua publikisht edhe për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën nga shtetet anëtare të OKB-së.