Lajme

Nikçi: Akil Gjakova ka qenë i paqasshëm, janë bërë pesë thirrje radhazi ndaj tij

04/18/2024 14:15
nga:G B

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se xhudisti Akil Gjakova ishte thirrur pesë herë për t’u paraqitur në polici për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, Nikçi ka shtuar se xhudisti nuk ishte paraqitur dhe më pas policia u autorizua nga prokuroria të kërkojë ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e Gjakovës.

“Javën e kaluar prokuroria i ka marrë informatat për rastin që jemi duke biseduar për dhunën në familje të shkaktuar nga xhudisti. Informata kemi marrë edhe nga avokatja e viktimës, policia ishte autorizuar për arrestimin e personi në fjalë, i njëjti ka qenë i paqasshëm për organet e rendit pas katër apo pesë thirrjeve radhazi në shtëpinë e tij”.

“Si prokurori e kemi pritur ditën e hënë pasi na është thënë nga familjarët se do dorëzohet dhe i njëjti nuk është dorëzuar,  të martën është policia ka kërkuar që të kërkojë ndihmë për qytetarët për lokalizimin e të dyshuarit, më vonë kemi pranuar informatë se i njëjti është paraqitur në Vërmicë”, ka thënë Nikçi.