Sporti

Nigeria – Afrika e Jugut, formacionet zyrtare

02/07/2024 17:03
nga:Lorik J

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Kombëtarja e Nigerisë ballafaqohet me Afrikën e Jugut nga ora 18:00, në kuadër të gjysmëfinales, përcjell GazetaBlic Sport.

Nigeria cilësohet si favorit për të kaluar në finale, por ky kompeticion ka ditur të na dhurojë shumë befasi sivjet.

Ja formacionet zyrtare të duelit:

Nigeria XI: Nwabali; Ekong, Ajayi, Bassey; Osayi-Samuel, Onyeka, Iwobi, Aina; Lookman. Simon; Osimhen.

Afrika e Jugut XI: Williams; Mudau, Kekana, Xulu, Mvala; Modiba, Sithole, Mokoena; Tau, Zwane, Makgopa.