Nicolo Zaniolo ka zgjedhur numrin 17 në Galatasaray për të nderuar Muhammed Emin Ozkan, një tifoz i ri i klubit që vdiq në tërmetin që shkatërroi Turqinë.
Italiani ka përfunduar një transferim të përhershëm prej 29.5 milionë eurosh te Galatasaray nga Roma, duke zgjedhur numrin 17, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai kishte numrin 22 te Roma, të cilën Berkan Kutlu e ka marrë tashmë në klubin e tij të ri.
Zaniolo shpjegoi vendimin e tij në intervistën e tij të parë me Galatasaray duke zbuluar se ai zgjodhi nr. 17 për të nderuar Muhammed Emin Ozkan, një tifoz 17-vjeçar që vdiq në tërmetin që shkatërroi Turqinë të hënën.
Emin Ozkan ishte i emocionuar kur pa Zaniolo t’i bashkohej ekipit dhe kishte postuar disa mesazhe në rrjetet sociale për italianin para vdekjes së tij.
“Më vjen shumë keq për Muhamedin dhe popullin turk. Unë kam dhënë kontributin tim, le ta bëjmë të gjithë dhe së bashku do të jemi më të fortë se më parë”, tha Zaniolo.
Nicolò Zaniolo: “Muhammed ve Türk halkı için çok üzgünüm.”
Hayatını kaybeden yurttaşlarımızı saygıyla anıyoruz, hiçbirinizi unutmayacağız! ∞
ℹ️ Afet bölgelerine ulaştırılmak üzere, Nef Stadyumu ve Galatasaray Taçspor Tesisleri’nde yardımlarınızı bekliyoruz. ❤️? pic.twitter.com/IO4xFV6nqO
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 9, 2023


