Sporti

Nicolo Zaniolo ishte afër të bëhet bashkë me Milot Rashicën tek Galatasaray

02/02/2023 20:28
nga:Mergim Rreci

Galatasaray bëri një përpjekje për të nënshkruar me italianin Nicolo Zaniolo të martën, pretendojnë raportimet, por Roma e hodhi poshtë ofertën.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedullà, skuadra turke bëri një ofertë pas mbylljes së afatit kalimtar në ligat kryesore evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Tregu turk mbetet i hapur deri më 8 shkurt dhe skuadrat italiane mund të shesin ose huazojnë lojtarë, thjesht të mos sjellin asnjë nëse nuk janë agjentë të lirë.

Raportohet se oferta ishte një huazim me opsion blerje në fund të sezonit, por sërish Roma e refuzoi, ashtu siç e bëri me Milanin dhe të tjerët.

/GazetaBlic Sport/