Raportime të shumta në Itali thonë se sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo do të fluturojë për në Stamboll sot për t’i nënshtruar testeve mjekësore me Galatasaray.
23-vjeçari ka rënë dakord me skuadrën turke dhe do të përfundojë sot transferimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazzetta, Corriere della Sera dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raportojnë se Zaniolo do të fluturojë për në Turqi të martën pasdite.
Marrëveshja vlen 20-22 milionë euro dhe Zaniolo do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me një klauzolë lirimi në rrethin prej 35 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/