Nico Schlotterbeck dhe Niklas Sule do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Borussia Dortmund kundër Atalantës.
Borussia Dortmund ka njoftuar se dyshja e qendërmbrojtësve Nico Schlotterbeck dhe Niklas Süle do të mungojë në ndeshjen e mesjavës.
Të martën, Dortmund do të presë Atalantën në ndeshjen e parë të playoff-it të Ligës së Kampionëve përpara se të udhëtojë për në Bergamo javën e ardhshme.
Schlotterbeck dhe Sule munguan në stërvitje sot për shkak të një problemi muskulor dhe një problemi në kofshë.
/GazetaBlic Sport


