Sporti

Nick Kyrgios befason të githë, krijon llogari në platformën e njohur për ndarjen e përmbajtjeve seksuale

12/07/2023 19:38
nga:Mergim Rreci

Papritur (ose jo), Nick Kyrgios njoftoi në mediat sociale se ka hapur një llogari në platformën OnlyFans, e njohur për ndarjen e përmbajtjeve seksuale, e cila është pa pagesë për t’u abonuar.

Siç shihet edhe nga publikimi i australianit, tenisti synon të tregojë jo vetëm pamje nga prapaskenat e ndeshjeve, por edhe të përditshmërisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Duhet theksuar se sportisti 28-vjeçar nuk ka garuar që nga qershori, kur u eliminua në raundin e parë të ATP 250 në Shtutgart, nga kinezi Yibing Wu dhe u detyrua të tërhiqet nga Wimbledon dhe US Open, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës.

Kyrgios është ende në dyshim për Grand Slam-in e parë të vitit 2024, Australian Open, pasi ai nuk figuron në listën e pjesëmarrësve të turneut dhe as nuk ka marrë ndonjë ftesë – e njohur si wildcard – për garën kryesore.

/GazetaBlic Sport/