Sporti

Ngumoa bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Liverpoolit

08/26/2025 08:04
nga:Lorik J

16-vjeçari Rio Ngumoa i dha Liverpoolit fitoren 3-2 ndaj Newcastle në një ndeshje të xhiros së dytë të Premier League, dhe me këtë gol ai bëri historinë edhe te Merseyside.

Me 16 vjet e 361 ditë, Ngumoa u bë golashënuesi më i ri në historinë e Liverpoolit, në debutimin e tij në Premier League.

Duke vepruar kështu, ai theu rekordin e mbajtur më parë nga Ben Woodburn, i cili shënoi kundër Leeds United në nëntor 2016 kur ishte 17 vjeç e 45 ditë.

Ngumoa mbërriti te Liverpooli në shtator të vitit të kaluar nga Chelsea dhe në fillim të vitit 2025 u bë lojtari i dytë më i ri që bëri një paraqitje për klubin.

/GazetaBlic Sport