Lajme

‘Ngujohet’ në ashensor një familje në Pejë, intervenojnë zjarrfikësit

02/04/2026 07:50
nga:G B

Të martën, një familje treanëtarëshe mbeti e bllokuar brenda ashensorit në një nga banesat në Pejë.

Për lirimin e tyre është dashur intervenimi i zjarrfikësve.

Tutje, në Klan Kosova, Daci tha se pos zjarrfikësve, në këtë rast është angazhuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës , i cili kishte rastisur në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, sipas Dacit, familja ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Pos tjerash, pas publikimit të këtij rasti, qytetarët kanë kërkuar inspektim për objektet e reja banesore, pasi sipas tyre, këto raste nuk janë të rralla në Pejë.