Lajme

Ngrohtë, kryesisht me diell!

08/31/2021 07:00
nga:M K

Të martën më ngrohtë e kryesisht me diell. Ditën e mërkurë, më ftohtë e priten edhe reshje lokale shiu.

31.08.2021 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s.

Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

1.09.2021 – Më ftohtë, me vransira të ndryshueshme. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 12C deri 24C, e në vise malore 9C deri 15C. Era do të fryjë mesatare nga verilindja 4-12m/s.

Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

“Luftimi i përhapjes së COVID-19 bëhet në terren dhe jo në zyrat qeveritare”