Lajme

Ngritja e çmimeve – Dogana e Kosovës del me njoftim dhe bënë krahasimin e çmimeve vitin 2021/22

03/11/2022 16:28
nga:Genita C

Dogana e Kosovës ka reaguar pas ngritjes së çmimit të vajit dje në 3 euro e 49 cent.

Në një komunikatë dërguar mediave Dogana ka njoftuar se gjatë vitit 2021 Kosova ka importuar 17.7 milion litra vaj dhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar.

“Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”, shkruhet në njoftim.

Tutje dogana ka njoftuar se në vitin 2022, më saktësisht periudha janar – shkurt, si dhe një pjesë e marsit në vendin tonë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar.

“Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”, shkruhet tutje në njoftim.