Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj personit që shiste dhe shpërndante drogë në Suharekë

07/30/2025 11:40
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 16 prill i këtij viti për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në komunikatë bëhet e ditur se sipas aktakuzës, me 16 prill rreth orës 22:00 në Suharekë, i pandehuri pa autorizim ka shpërndarë dhe ka shitur substanca psikotrope të llojit “marihuanë”, me peshë të përgjithshme prej 1 kg e 143.00 gram, në atë mënyrë që pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një mulli – grinder.

Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, tek i njëjti janë gjetur:

Një shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram,

Një qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram,

Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram,

Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram,

Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë”ë me peshë 228.29 gram,

Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram,

Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram,

Dy qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë,

Një mulli- grinder për bluarje si dhe një peshore digjitale.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatë.